Shtohen infeksionet, rritet edhe numri i të shtruarve në spital

Shtohen infeksionet, rritet edhe numri i të shtruarve në spital

11:18, 26/05/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 25 persona.

Në total, numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 1029, ndërkohë që rastet e reja janë konfirmuar në bashkitë e Tiranës 24 raste, dhe në Durrës 1 rast.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka shtim edhe të shtrimeve në spital.

"Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19.

Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në Spitalin Infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive," njoftoi MSH.

"Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1029. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar. 

Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco