Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vetingu në Polici, ja çfarë u tha ne komision për kreun e Forcës Operacionale Levizëse

Vetingu në Polici, ja çfarë u tha ne komision për kreun e Forcës Operacionale Levizëse

11:05, 21/05/2020
A+ Aa A-

Nis vetingu në Policinë e Shtetit. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit zhvilloi seancën dëgjimore me kreun e Forcave Lëvizëse Operacionale, Sokol Bizhga.

Ky i fundit është paraqitur pa avokat para trupës gjykuese, ndërsa hetimi për të është kryer në të tri kriteret e rivlerësimit: pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

Duke iu referuar relacionit të Komisionit, ka rezultuar se për kriterin e pasurisë, Bizhga ka pasur disa mospërputhje në deklarimin e bërë për shitjen e një apartamenti në Vlorë, si dhe mosdeklarim të apratamenti në një vit.

Për figurën, kreu i FLO ka rezultuar i pastër. Komisioni bëri të ditur se nuk ka ka rezultuar kontakte me botën e krimit dhe nuk ka pasur denoncime.

Për aftësitë profesionale, Komisioni tha se Bizhga ka aftësi në përmbushjen e detyrave. Prej 7 vitesh në gradën drejtues i parë, ndërsa gradën kolonel e ka përfituar jashtë radhe, por në përputhje me ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco