Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

I infektuari me koronavirus 'arratiset' nga spitali, arrestohet nga policia

I infektuari me koronavirus 'arratiset' nga spitali, arrestohet nga policia

11:13, 08/04/2020
A+ Aa A-

Një person, i cili ishte izoluar në spital pasi ishte infektuar me koronavirus, është larguar nga dhoma, ndërsa policia ka arritur t´a identifikojë.

Ngjarja ka ndodhur në Kosovë, ndërsa pacienti i moshës 51-vjeçare kishte kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente të QKUK-së, pasi kishte marrë lëndime të krahut teksa ishte në punë.

Por, me të mbërritur në Urgjencë, përveç thyerjes së krahut, mjekët kishin vërejtur tek ai edhe shenja se mund të ishte prekur me Covid 19.

Personin në fjalë, i cili sot u konfirmua edhe zyrtarisht se është i prekur nga Covid 19, mjekët e emergjencës dje e kishin izoluar në dhomat e veçanta, i ishin marrë testet për t’a vërtetuar virusin në trupin e tij.

Mirëpo ky person nuk i kishte pritur rezultatet dhe kishte ikur nga dhoma e veçantë ku po mbahej edhe pse në korridoret e Emergjencës kishte pasur edhe zyrtarë policorë.

Mjekët lajmëruan policinë e Kosovës se personi në fjalë nuk gjendej në Klinikë.

“Tek ne erdhi ai pacient. Ne ishim duke e trajtuar, dyshuam se po ashtu ishte prekur nga Covid 19. E izoluam rastin por ai në mbrëmje kishte ikur nga klinika”, thanë për Express mjekët e Urgjencës.

Megjithatë, personi në fjalë i lindur në vitin 1969 nga Malisheva u lokalizua nga Policia. Testi i analizave të tij doli sot nga ana e IKSHP’së ku u konfirmua se ai u prek nga Covid 19.

IKSHP duke e përmendur rastin e punëtorit nga Malisheva tha se po gjurmohen edhe kontaktet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco