I biri në burg me temperaturë, nëna i lutet Ramës: Vër dorën në zemër, se nuk ka bërë vrasje!

I biri në burg me temperaturë, nëna i lutet Ramës: Vër dorën në zemër, se nuk ka bërë vrasje!

14:03, 30/03/2020
A+ Aa A-

Fatmir Ndoj, 33 vjeç, ndodhet i burgosurinë burgun e Shënkollit në Lezhë që nga nëntori i vitit 2019, për shkak të një fotografie në celular të lëndëve narkotike.

Por Ndoji prej 1 jave ka temperaturë të lartë dhe ka frikë se është infektuar nga korronavirusi, por askush veç shokëve të qelisë, katër në dhomë, që janë kujdesur për të nuk ka shkuar ta vizitojë. Familja e tij e ka bërë publik ratsin në emsiionin me Zemer te Hapur në News 24 dhe nëna a e tij i ka bërë thirrje kryeministrit ta lirojë

Ana, motra e të burgosurit tha: “Faleminderit që publikuat rastin e vëllait tim. Para tre ditës ai ka telefonuar. Vëllai e telefonoj mamin dhe tha që jam tre dite me temperaturë dhe më kanë postuar në një dhomë veç. Ka thënë që jam me temperature 40 grade dhe askush nuk interesohet.

Shokët e burgut kanë pasur termometër dhe ia kanë mat temperaturën. Vëllai është i sëmurë me zemër dhe merr ilaçe. Në një dhomë janë 4 persona. Vëllai është në Shënkoll, pas tërmetit i kanë transportuar në Shkodër.

Tani është vetëm në dhomë. Temperaturën ia kanë matur shokët. Më përpara kanë qëndruar katër persona. Mami më tha që ka njoftuar policinë. Ai ka marrë vetëm paracetomol.

Ndërkohë, Dile Ndoj, nëna e Fatmirit Ndojit, i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të vërë dorën në zemër dhe të lirojë djalin e saj.

"Jam nëna e Fatmirit. Ai me 19 nëntor është vetëdorëzuar. Fatmiri vuan nga zemra. Edhe unë jam me azëm. Ai më shumë rri nëpër spitale se në shtëpi. Më mori në telefon dhe më tha se kam 6 ditë me temperaturë. Djali im nuk ka bërë as vrasje, vetëm ka dalë në mal për ajër të pastër. Ai nuk ka bërë vrasje. Kryeministri të vërë dorën në zemër! Mua më tha "më sill ilaçe" por unë s’kam ku të shkoj sepse jam e sëmurë për vetë. Nuk di çfarë të bëj?! Burri është i verbër dhe vetë invalide. Djali më kërkoi ndihmë mua!

Asnjë mjek nuk e ka vizituar. Që ditën e enjte e kanë izoluar në një dhomë vetëm. Që të enjten nuk kemi marrë vesh asgjë për të. Ai kërkoj ilaçet e zemrës dhe kërkoi kokrra të forta, “kam rrahje të shpeshta”, më tha.

Ai qëndronte me 6 veta në një dhomë para se të izolohej. Mora 127 dhe kërkova ndihmë.

Ai është njeri mbi të gjitha, është për spital, jo për burg. Telefonatës time iu përgjigj një vajzë, e cila më këshilloj që të marr 0800.

Askush nuk ka vajtur te djali im. Kam që të enjten që nuk di asgjë për djalin. Kam që të mërkurën që bisedoj me të për këtë problem. Të mërkurën më mori në orën 9, pastaj sërish të enjten, dhe më tha " jam sëmurë shumë, më sill ilaçet!” tregoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco