COVID-19/ Në karantinë mjekët e Pukës dhe punonjëst e Hipotekës në Fier

COVID-19/ Në karantinë mjekët e Pukës dhe punonjëst e Hipotekës në Fier

15:23, 27/03/2020
A+ Aa A-

Stafi mjekësor në Pukë është vetëilzoluar  për shkak të kontakteve që kanë pasur me dy të prekurit e rinj nga koronavirusi. Të prekur rezultojnë të jenë nënë e bijë, kjo e fundit vetem 16 vjeçe. Në vetëizolim  është edhe stafi i Hipotekës në Fier, pasi njëri nga dy të prekurit rezulton të jetë punonjës aty.  

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë  në Pukë dhe zgjeruar në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër dhe Durrës.

Puka është shtuar në hartën e qyteteve të prekura, me dy raste të reja, duke sjellë edhe vetëizolimin e 7 mjekëve dhe infermierëve për shkak të kontaktit që kanë pasur me dy personat.  

Të infektuar janë nënë dhe bijë, kjo e fundit vetëm 16 vjeçe,  ndërsa virusi ju është transmetuar nga kryefamiljari i cili  është  zbuluar më herët  pas kryerjes së testit.

Gjithashtu edhe në Fier janë shtuar dy raste të prekur  me koronavirus, ku njëra rezulton të jetë punonjëse e Hipotekës. Kjo ka bërë që stafi i këtij institucioni  të  vetëizolohen deri sa të testohen për virusin.

Në Korçë rasti më i ri i prekur me koronavirus fatkeqësisht është nga radhët e bluzave të bardha.  

Nga burimet e sigurta mësojmë se bëhet fjala për një mjeke pranë Spitalit Rajonal të Korçës, ndërkohë që nuk dihet burimi i infektimit për shkak se mjekja nuk ka pasur kontakt me të shtruarit te Infektivi i Korçës.

Një lajm pozitiv vjen nga qyteti i Lezhës. Pas tre rasteve të testuara pozitiv me Covid-19 në radhët e bluzave të  bardha,   pjesa e tjetër e stafit,  mjrke dhe  infermierë  kanë rezultuar negativë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco