Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Viktima e katërt nga COVID-19, 43-vjeçari pas ardhjes nga Milano tentoi të…

Viktima e katërt nga COVID-19, 43-vjeçari pas ardhjes nga Milano tentoi të…

18:06, 23/03/2020
A+ Aa A-

Nadir Ismaili është pacienti i parë nga Kavaja që ndërroi jetë nga COVID-19 dhe i katërti në shkallë vendi. Ismaili ka ardhur në Shqipëri në datën 27 shkurt nga Milano. Pas qëndrimit 5 ditor në Kavajë, ai ka dashur të kthehej drejt Italisë.

43-vjeçari kishte vendosur të largohej nga Shqipëria dhe kishte prerë biletë edhe për 09 mars, por nuk e bëri për shkak të problemeve shëndetësore. Nga data e ardhjes në Shqipëri deri në 6 mars ai nuk rapotohet të kishte shqetësime shëndetësore, por nuk përjashtohet mundësia që të ishte mbartës i COVID-19, raporton Balkanweb.

Gjatë kësaj periudhe ai ka lëvizur lirshëm në qytet duke bërë një jetë normale dhe takuar miq dhe të afërm. Pasi ka shfaqur shenjat ai është vetkarantinuar për 4 ditë deri në bërjen e tamponit, i cili e nxori të ishte pozitiv. Pas këtij lajmi në vetëkarantinim është futur edhe familja e tij, megjithëse deri tani asnjë prej tyre nuk rezulton të jetë i prekur me COVID-19.

Viktima posedon një ndërtesë 5 katëshe në Golem, ku ka disa dhoma që i jepte me qira gjatë verës, të cilin e menaxhon krushku i tij, pasi ai qëndronte më shumë në Itali.

Aktualisht në Kavajë është duke u respektuar kufizimi i lëvizjes pasi qytetarët i janë bindur urdhrit për të dalë në fashën e orarit që lejohet, 05:00 - 13:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco