Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Më tha pse ke pirë'/ Zbardhet dëshmia e burrit që vrau gruan në Durrës

'Më tha pse ke pirë'/ Zbardhet dëshmia e burrit që vrau gruan në Durrës

09:19, 27/02/2020
A+ Aa A-

Zbardhet dëshmia e Ruzhdi Tasunit, burrit që vrau gruan e tij, nënen e tre fëmijëve, brenda biznesit të tyre. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme dhe tronditi qytetin e Durresit. Krimi makabër dyshohet se ka ndodhur pas një debati të çastit mes burrë e grua.

Autori i dyshuar, Ruzhdi Tasuni, 63 vjeç, akuzohet se vrau Hajdie Tasunin, 59 vjeçe, nënë e 3 fëmijëve, pas një konflikti të ashpër mes tyre.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, Ruzhdi Tasuni. Në fakt, ishte vetë Ruzhdiu, i cili lajmëroi Policinë për ngjarjen e rëndë.

Pasi konstatoi se bashkëshortja kishte ndërruar jetë, 63-vjeçari mbylli qepenin e dyqanit, i cili ndodhet në zemër të qytetit bregdetar, midis sheshit “Pranvera” dhe pallatit të sportit “Ramazan Njala” dhe shkoi bleu te dyqani përballë një paketë cigare. Pasi është kthyer, ka hyrë në farmacinë pranë biznesit duke vënë në dijeni të pranishmit se kishte vrarë gruan.

Më pas, ai u ul në trotuarin ku ndodhej dyqani i tij dhe priti Policinë të vinte ta arrestonte. Teksa e shoqëronin në Polici dhe e pyetën se përse e vrave gruan, autori është shprehur:

“Ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava”. Më pas, gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Hetimit të Krimit, Ruzhdiu ka deklaruar se konflikti ka nisur pasi bashkëshortja i kishte kërkuar llogari pse ishte vonuar dhe kishte pirë.

“Jam shumë i tronditur, mbaj mend që më tha pse u vonove, pse ke pirë. Kaq mbaj mend. Aty llaf pas llafi situata më doli jashtë kontrollit dhe e qëllova me metrin metalik, me cilin matim materialet që shesim. Nuk doja ta vrisja. Jam shumë i penduar dhe më vjen shumë keq”, ka deklaruar ndër të tjera Ruzhdi Tasuni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

someone27/02/2020 09:32

Po pra, si mund ti thuash burrit pse ke pire! Eshte ofendim i rende per vemjet. Vemja mund te pije dhe te parazitoje, kjo eshte arsyeja e ekzistences se vemjeve - ne fakt vemjet e zakonshme vetem parazitojne por vemjet ne vendin tone te dashur pervecse parazitojne, edhe pine, madje madje dhe vrasin kur gjejne me te dobet se vetja e tyre...

Shto koment

Denonco