Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

'Qyteti i armëve'/ Kapet 'polici' 26-vjeçar, iu gjet një pistoletë TT

'Qyteti i armëve'/ Kapet 'polici' 26-vjeçar, iu gjet një pistoletë TT

08:54, 27/02/2020
A+ Aa A-

Vazhdojnë arrestimet e personave që mbajnë pistoleta në qytetin e Durrësit. Së fundmi u kap një 26-vjeçar. Ky i fundit jo vetëm mbante pistoletë, por kishte edhe kapele policie, duke ia rënduar situatën para prokurorisë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, municion luftarak dhe kapele me mbishkrimin policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me arnë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "TT", disa fishekë, si dhe 2 kapele me mbishkrimin policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet, "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikm të dokumenteve”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco