Groposja e mbetjeve të rrezikshme, reagon ashpër gazetari: Krim kundër njerëzimit

Groposja e mbetjeve të rrezikshme, reagon ashpër gazetari: Krim kundër njerëzimit

20:58, 21/02/2020
A+ Aa A-

Kapja e sasive të mëdha të amiantit e dhjetëra fuçive me substance të rrezikshme në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë, është pasqyruar shpejt në mediat e vendit fqinj.

Duke theksuar faktin që në pranga përfunduan 6 persona, 'Corriere del Mezzogiorno' kujton se janë arrestuar gjithashtu edhe administratorët e dy shoqërive shqiptare: “Delfini 1”, e cila kishte porositur ngarkesën, e “Kornuzi” që do të merrte mbetjet.

Këtu, gazeta jep dhe një informacion të ri: sipas të dhënave të para, thekson ajo, mendohet se dy firmat në fjalë kanë realizuar të paktën 15 porosi të ngjashme, që vinin të gjitha nga Italia.

Lidhur me këtë ngjarje reagon edhe gazetari Klodian Tomorri.

Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se, ky është një krim i pastër kundër njerëzimit.

Reagimi i plotë i Klodian Tomorrit:

"Italian Job/ Nese eshte e vertete kjo historia e mbetjeve toksike qe jane groposur 15 kamione ketu, ai eshte krim i paster kunder njerezimit.

Se kane shpikur disa terma seksi keta, jo krim mjedisor, jo keshtu e jo ashtu. Depozitimi i mbetjeve te rreizikshme eshte akt i paster terrorist.

Ajo kompania, qe kishte logon siper atyre fucive sapo mori nje koncesion nafte ketu. Edhe kjo duhet verifikuar se ca roli ka patur. Deri ne fund. Ky eshte hetim, qe duhet te shkoje deri ne fund.

Italianet i bejne shpesh keto pune. E bene ne Napoli, ku groposen mbetjet kimike poshte rrugeve qe ndertoheshin. E kane bere ne shume qytete te tjera. Gjithmone me perfshirjen e mafias.

Te shpresojme shume qe nuk i kame shtrire tentakulat edhe ketej tani. Por nese kane ardhur 15 ngarkesa, keta kane bere masaker.

Kjo nuk gjykohet me me ligje normale. Ketu duhet te hyjne ne fuqi ligjet antiterrorizem".

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco