Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Trafikanti shqiptar i bandës ‘Dauti’: Familja abuzoi me mua

Trafikanti shqiptar i bandës ‘Dauti’: Familja abuzoi me mua

08:43, 23/01/2020
A+ Aa A-

Një trafikant shqiptar, i dënuar me pesë vite në Belgjikë, ka depozituar një ankesë kundër dënimit.

E.M, 24 vjeç, ishte pjesë e klanit Dauti. Policia e arrestoi atë më 19 shkurt të vitit 2019 së bashku me një dy shqiptarë tjerë, një burrë dhe një grua. Ata po hipnin në një kamion për Angli 13 persona.

Të tre ishin pjesë e bandës së Alket Dautit, 32-vjeçarit shqiptar, që drejtonte trafikun e qenieve njerëzore nga Londra.

Në total banda ka trafikuar mbi 100 emigrantë.  Alketa Dauti është dënuar me 10 vite.

E.M tha se është kushëri i Alket Dautit. Avokatja e shqiptarit tha se në bandë ka qenë i përfshirë edhe vëllai dhe xhaxhai i E.M.

“Familja e tij ka abuzuar me të. Atë thjesht kanë tërhequr në këtë çështje,” tha avokatja.

Vendimi jepet në shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco