Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pengmarrja/ Fqinja: Kanë bërë presion që lajmi të mos bëhet mediatik

Pengmarrja/ Fqinja: Kanë bërë presion që lajmi të mos bëhet mediatik

09:30, 21/01/2020
A+ Aa A-

Vrasje, përdhunime, grabitje, rrëmbime personash, Shqipëria duket se mezi po merr frymë pasi krimi i ka hipur sipër.

Një nga ngjarjet më të rënda të ditëve të fundit mbetet pengmarrja e një personi në Kamëz. Me thellimin e hetimeve është hedhur poshtë pista paraprake për një konflikt të çastit. Policia është orientuar te konfliktet që 48-vjeçari Jan Prenga nga Puka mund të ketë pasur në Greqi ose dhe te rekordet kriminale të njërit prej vëllezërve, i cili vuan dënimin për drogë në Angli.

Policia ka dyshime se pengmarrja mund të jetë një lloj presioni që autorët e dyshuar duan t’u bëjnë vëllezërve të Prengës. Kjo dhe për faktin se ai u mor peng pikërisht pranë banesave të vëllezërve në Kamzë, në rrugën “London”, teksa shkonte të kujdesej për to.

“News 24” shkoi pranë shtëpisë së 48- vjeçarit në Bathore, por familjarët e tij refuzuan të flasin për kamerat. Një fqinje, e cila nuk do të identifikohet, tregon se familjes i është bërë presion që lajmi të mos bëhet shumë mediatik.

Një tjetër fqinj i tij, i cili e njeh prej 20 vitesh, nuk gjen dot shpjegim për ngjarjen e ndodhur. Sipas tij, Prenga ishte njeri i mirë dhe pa probleme.

Në Polici, familjarët e 49- vjeçarit, baba i 3 fëmijëve, nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me konfliktet që ai mund të ketë pasur gjatë punës së tij si emigrant në Greqi apo ndonjë dyshim për konflikte, që kanë shkak rekordet kriminale të vëllait të dënuar për trafik droge në Angli.

Jan Prenga u mor peng mesditën e së premtes në Kamzë nga 2 persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një makinë “Range Rover” të bardhë.

Polica nëpërmjet kamerave të sigurisë gjurmoi lëvizjet e tyre deri në hyrje të Fushë-Krujës. Më pas, një makinë e ngjashme u gjet e djegur. Fillimisht ai u dhunua fizikisht e më pas dy autorët e morën peng, duke u larguar me shpejtësi me një automjet dhe pas lanë vetëm disa njolla gjaku në asfalt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco