I dogjën makinën/ Flet gardiani i burgut: Dyshoj se ...

I dogjën makinën/ Flet gardiani i burgut: Dyshoj se ...

12:52, 19/01/2020
A+ Aa A-

Gardiani i burgut të Shënkollit Nikoll Prenga, ka folur pas djegies së makinës së tij.

Në një deklaratë për gazetarët, Prenga është shprehur se nuk ka konflikte për shkak të detyrës.

Ai e lidh ngjarjen me biznesin e tij, një lokal bar, për të cilin thotë se ka patur probleme pronësie kohet e fundit.

‘Kjo makina ime u djeg këtu. Në 1 të natës më vjen komshiu dhe më tha hajde se po digjet makina. Kujtova se është makina e atij, por ishte e imja.

Nuk kam asnjë të dhënë për këtë por dyshoj gjera të vogla nëpërmjet një biznesi që kam këtu dhe kena fut pak njerëz në pika kështu. Por jo konflikte ekstreme.

Ndihem i vrarë në shpirt. Jam 6 anëtar në familje.  Familjarë i thjeshtë jam, siç njihem. Nuk e kisha menduar kurrë gjë të tillë se nuk kam konflikt kaq ekstrem.

Ndihem i kërcënuar pas kësaj ngjarje. Nuk e shikoj se ngjarja të zbardhet imtësisht’ - u shpreh Nikoll Prenga për gazetarët.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco