Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

FOTO/ Humb jetën polici i kufirit/ Mediat malazeze: E vranë kosovarët

FOTO/ Humb jetën polici i kufirit/ Mediat malazeze: E vranë kosovarët

23:18, 15/12/2019
A+ Aa A-

Një polic malazias ka vdekur nga plagët e marra prej revoles së shkrepur nga një shtetas kosovar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën në qytetin malazias Igallo, pasi që polici kufitar malazias ka ndaluar tre persona që me vete nuk kishin dokumente identifikimi, raporton gazeta e Malit të Zi, "Vijesti".

“Sot rreth orës 14:45 në rrugën Sava Iliq në Igallo, gjatë arrestimit të tre personave që me vete nuk kishin dokumente identifikimi, njëri prej të arrestuarve ka shkrepur një plumb nga revolja në drejtim të zyrtarit policor M.L. Sulmuesit, dy burra dhe një grua, pas kësaj kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtimin e panjohur”, bën me dije policia.

Sipas raportimeve, pasditen e sotme, tre personat janë arrestuar, ndërsa policia dyshon se janë shtetas të Kosovës.

“Njëri prej tyre, gjatë privimit nga liria, burrë i moshës 45 vjeçe, ka nxjerrë revolen dhe e ka drejtuar nga zyrtarët policorë, duke bërë deklarime kërcënuese. Në atë moment ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit gjatë të cilit sulmuesi është qëlluar nga ana e zyrtarëve policorë, dhe është paaftësuar, derisa dy personat tjerë, burri i moshës rreth 50 vjet dhe gruaja e moshës rreth 70 vjeç, po ashtu janë mposhtur”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë malazeze.

Aktualisht, po bëhet identifikimi i personave të arrestuar.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco