Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Atentati në Peqin/ Zbardhen detaje të reja, pistat ku po hetohen

Atentati në Peqin/ Zbardhen detaje të reja, pistat ku po hetohen

09:47, 14/12/2019
A+ Aa A-

Dalin të tjera detaje nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Peqin, ku mbeti i vrarë Andi Zylyfi.

Krimet e Rënda kanë nisur tashmë një hetim për ngjarjen e rëndë, ku po hetojnë për lidhje të viktimës, apo edhe të Ardit Uruçit, i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmshëm.

Andi Zylyfi kishte vetëm një ditë që ishte kthyer në Shqipëri.

Ai u ekzekutuar me breshëri kallashnikovi, ndërsa shoku i tij mbeti i plagosur.

Image

Viktima Andi Zylyfi
 

Policia ka identifikuar llojin e makinës të përdorur nga autorët e vrasjes pas sekuestrimit të pamjeve filmike të kamerave të bizneseve të zonës ku u krye atentati.

Viktimës Zylyfi rreth një vit më parë iu ekzekutua në të njëjtat rrethana djali i hallës dhe dy miqtë e tij pothuajse në të njëjtën orë po me kallashnikov.

Mënyra e organizimit dhe e ekzekutimit të 23-vjeçarit Zylyfi shumë e ngjashme me ngjarjen e fundvitit të kaluar te Rrethrrotullimi i Bradasheshit ku u ekzekutuan tre persona.

Atentatorët dyshohet se janë pjesë e një grupi mjaft të strukturuar kriminal me aktivitet të fuqishëm të paligjshëm kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ekzekutimet e viteve të fundit të kryera në Elbasan lidhen me larjen e hesapeve mes grupeve kriminale jashtë Shqipërisë./BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco