Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sherr me thika në Shkodër/ Plagoset 30-vjeçari

Sherr me thika në Shkodër/ Plagoset 30-vjeçari

19:45, 18/11/2019
A+ Aa A-

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri mes të rinjve mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për 30-vjeçarin D.L., i cili është plagosur me mjete prerëse në këmbë.

Sipas policisë, autori i dyshuar për ngjarjen është një 20-vjeçar, i cili është shpallur edhe në kërkim.

Informacion Paraprak i Policisë Shkodër:

Më datë 18.11.2019, ora 17:30, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi D. L. 30 vjeç, me dëmtime në këmbë me mjete prerëse.

Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D. L. 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco