Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Ishte në kërkim/ U fsheh në tavanin e shtëpisë, por arrestohet nga policia 23 vjeçari

Ishte në kërkim/ U fsheh në tavanin e shtëpisë, por arrestohet nga policia 23 vjeçari

10:38, 15/11/2019
A+ Aa A-

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë. Eshtë finalizuar operacioni policor “Stadiumi”.

Kapet dhe ndalohet një 23-vjeçar, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

23-vjecari, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vjedhja” dhe “Kundërshtim i urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat pas 1 muaji hetimesh proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentinin e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në një konflikt me armë.

Mbi bazën e hetimeve dhe informacioneve të marra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bënë  lokalizimin e vendodhjes së autorit M. H., 23 vjeç, banues në Burrel dhe në kuadër të operacionit policor “Stadiumi” u bë kapja e tij, i cili kur ka parë që Policia kishte rrethuar banesën e tij është fshehur në tavanin e saj, por pas kontrollit është vënë në prangat e Policisë.

Ky shtetas, në orët e vona të natës së datës 30.10.2019, në afërsi të stadiumit të qytetit Burrel është përfshirë në një konflikt me shtetasin K. Ll., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. Ll.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur nga shtetasi i lartpërmendur.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco