Aksidenti që i mori jetën 25-vjeçarit Gjykata: 20 ditë burg për drejtuesin e furgonit, lirohet shoferi i autobusit

Aksidenti që i mori jetën 25-vjeçarit Gjykata: 20 ditë burg për drejtuesin e furgonit, lirohet shoferi i autobusit

14:26, 29/10/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg me afat 20 ditë drejtuesi e furgonit Ferdinant Torozi që tërhoqi zvarrë 25-vjeçarin Ramazan Bata tek ura e Shkozetit. Ndërsa drejtuesi i autobusit Petrit Topalli është lënë nën masën e sigurisë 'detyrim paraqitje'.

Ramazan Bata shpërndarës picash, 25 vjeç gjeti vdekjen pasi u përplas nga autobusi dhe më pas u mor zvarrë për 50 metra nga furgoni që drejtohej nga Torozi.

Drejtuesi i autobusit ka rrëfyer se nuk e ka parë viktimën, por ka dëgjuar vetëm zhurmë në momentin e përplasjes.

Edhe drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje, ku ka deklaruar se nuk e ka kuptuar kur mjeti që drejtohej prej tij ka tërhequr zvarrë një person dhe për këtë arsye është larguar edhe nga vendi i ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco