Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Plantacion kanabisi në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë me dy tonë marijuanë

VIDEO/ Plantacion kanabisi në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë me dy tonë marijuanë

14:56, 23/10/2019
A+ Aa A-

Policia në Spanjë ka shkatërruar një rrjet të kultimit të kanabisit dhe në pranga kanë rënë 4 shqiptarë.

Kanabisi dhe kampet e trafikantëve ishin ngritur mes pyjeve.

Të akuzuar për kanabisin dhe kampet e trafikantëve janë arrestuar 4 shqiptarë dhe është sekuestruar një sasi prej 2 tonë drogë.

Plantacionet të vendosura në parkun natyror të Sierra Cuenca.

Hetimet kudër trafikantëve të marijuanës nisën në tetor falë sinjalizimeve të banorëve vendorë për praninë e të arrestuarve në komunën Huélamo (Cuenca). Sasia e bimëve dhe bohçeve të marijuanës që u konfiskua arrinin në 2,060 kilogramë. Agjentët sekuestruan gjithashtu edhe 1,600 euro në para të thata, një automjet, katër celularë dhe një peshore elektronike. Në operacion morën pjesë 30 policë.

“Të arrestuarit kishin krijuar një kamp të vogël, i cili u lejonte atyre t’i ruanin plantacionet dhe vendet ku e thanin marijuanën 24 orë në ditë,” shpjegoi policia spanjolle. “Falë bashkëpunimit të qytetarëve, u shkatërruan më shumë se dy ton bimë dhe bohçe marijuane,” shtoi ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist23/10/2019 16:18

Kur policia kryen punen e saj simbas ligjit,me njeftimin e pate re popullsise se zones,fillon aaksionin dhe e con deri ne fund.Edhe sikur rte mos e botoni kete koment,sic beni zakonisht,shkruajeni edhe vete,...

Shto koment

Denonco