DETAJE/ Vrasja në Shkodër, ja çfarë thotë policia...

DETAJE/ Vrasja në Shkodër, ja çfarë thotë policia...

13:03, 21/10/2019
A+ Aa A-

Një vrasje ka ndodhur në malësinë e Shoshit në Shkodër. Viktima sipas burimeve jozyrtare, quhet Lazër Pjetrushi.

Kështu njihet nga banoret e zones por në sistem mbiemrin e ka Arraj

Krimi është kryer me armë zjarri. I vrari është gjetur në anë të rrugës i qëlluar me armë zjarri. Kanë qene banorët e zonës që kanë njoftuar policinë.

Viktima ka qene duke u ulur per shkoder pasi vendbanimin e ka ne shkoder. Eshte gjetur i vdekur ne rruge  nga dy nipat e tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende shkaku i vrasjes.

Shkodër/Informacion paraprak

Me datë 21.10.2019, rreth  orës 12:00,  në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi  L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.
 
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje  dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco