Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

‘Probleme me qeranë’/ Zbardhet atentati në Berat, ja pse babë e bir qëlluan ndaj biznesit

‘Probleme me qeranë’/ Zbardhet atentati në Berat, ja pse babë e bir qëlluan ndaj biznesit

18:46, 19/10/2019
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka zbardhur ngjarjen e pasdites së sotme ku tre persona të cilët udhëtonin në një automjet kanë qëlluar në drejtim të një lavazhi në rrugën e Uznovës.

Sipas policisë autorët e ngjarjes janë babë e bir të cilët janë edhe pronarët e lavazhit. Ata në bashkëpunim me një person të tretë kanë qëlluar me armë zjarri TT pasi pretendojnë se qiradhënësit i lavazhit nuk u ka dhënë paratë e qirasë.  

Njoftimi i policisë:

Berat

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe tentuan të largohen, por u vunë në pranga nga Policia.

Falë reagimit në kohë dhe profesional të Policisë u kapën dhe arrestuan në flagrancë tre shtetasit që qëlluan me armë zjarri.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 automjet Benz.

Rreth orës 16:00, është marrë njoftim se disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe janë larguar nga vendgjarja.

Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe falë një reagimi të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

V.S, 42 vjeç, Xh.S, 25 vjeç dhe P.Q, 66 vjeç, të tre banues në Berat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi V.S, pronari i lavazhos, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lavazhos të cilën e ka dhënë me qera, pasi qeramarrësi nuk i kishte dhënë lekët e qerasë.

Më pas shtetasi V.S, së bashku me shtetasit XH.S dhe P.Q, janë larguar me automjet duke hedhur në rrugë edhe armën e zjarrit, por falë reagimit në kohë të Policisë është bërë kapja e tyre si dhe gjetja e sekuestrimi i armës së zjarrit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, “Armbajtje pa leje”.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco