Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Ndalohen 22 klandestinë nga Lindja e Mesme në Korçë Foto ilustruese

Ndalohen 22 klandestinë nga Lindja e Mesme në Korçë

14:03, 15/10/2019
A+ Aa A-

Vijon fluksi i emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme të cilët tentojnë të futen në Shqipëri, me synim kalimin në vendet e BE-së.

22 persona mes të cilëve 10 fëmijë kurdë, afganë apo sirianë janë ndaluar sot në afërsi të kufirit greko- shqiptar, ekzaktësisht në fshatrat kufitarë të Vërnikut dhe Trestenikut.

Burime për mediat bëjnë me dije se familjarët bashkë me fëmijët e ndaluar janë dërguar në qendrën e pritjes në Babrru, kurse të tjerët janë kthyer për në Greqi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco