Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ 85 vjeçari: Më lidhën me gruan, godisnin e bërtisnin 'lekët, lekët'! Na morën dhe unazat! Shtëpia që u grabit në Korçë

FOTO/ 85 vjeçari: Më lidhën me gruan, godisnin e bërtisnin 'lekët, lekët'! Na morën dhe unazat!

08:04, 15/10/2019
A+ Aa A-

Policia e Korçës njoftoi se një grup hetimor po punon për kapjen e autorëve që dhunuan psikologjikisht dhe grabitën një çift pleqsh 85 vjeçarë në Korçë.

Policia tha se grabitja ndodhi më datë 14.10.2019, rreth orës 21.45, në lagjen nr.3,  kur dy persona ende të pa identifikuar, që dyshohet se njëri kishte pistoletë, kanë hyrë në banesën e shtetasve Foni Rapo dhe Afërdita Rapo, rreth 85 vjeç.

Duke ushtruar dhunë psikologjike, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën.

I zoti i shtëpisë tregoi se qenë dy persona me maskë , armë dhe thikë u futën nga dera e pasme. Na kërcënuan dhe goditën. Mua më goditën me qytën e pistoletës në kokë ndërsa gruan Afërdita në krahë dhe këmbë. Na nxorrën edhe thikën. Bërtisnin lekët lekët. Thoshin se jemi nga Elbasani.

Pasi morën lekët e pensionit iu treguam edhe kursimet. Ata kërkonin lekë të tjera. Iu dhamë unazat e floririt. Na lidhën më pas kërkonin lekë të tjera. Jemi të tmerruar. Gruaja është e sëmurë me diabet dhe tension. Është e tmerruar. Ndodhet akoma në spital. Kërkojme të kapen autorët”, është shprehur Foni Rapo.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco