U kapën me 1 ton drogë në gomone, gjykata liron shqiptarët

U kapën me 1 ton drogë në gomone, gjykata liron shqiptarët

11:31, 12/10/2019
A+ Aa A-

Tre shqiptarë që u kapën me gomone me drogë në kufirin pranë Turqisë në detin Egje, janë lënë të lirë nga një gjykatë greke.

Shqiptarët u lanë të lirë pavarësisht se ishin pjesë e një grupi që po transportonte rreth 1 ton kanabis nga Shqipëria drejt Turqisë nëpërmjet Greqisë.  

Gjykata i la të lirë shqiptarët duke i detyruar ata të paraqiten tre herë në muaj në polici si edhe u vendosi një garanci pasurore nga 10 mijë euro secilit.

Shqiptarët e moshës, 42, 42 dhe 25 vjeç kanë refuzuar të kenë lidhje me drogën e cila u kap në një shpellë në ishullin Piperos, pranë Alonisos.

Ndërsa një shqiptar tjetër që u kap në një ditë më pas me një tjetër gomone po në të njëjtën zonë, nuk ka pranuar që ka lidhje me shqiptarët e tjerë, por tregoi se ku ishte fshehur droga.

Ndaj këtij të fundit Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg, ndërsa për tre të tjerët drejtësia greke nuk ka ende asnjë provë që i lidh ata me 1 ton kanabis që janë kapur në ishullin Piperos, pavarësisht se dyshimet e policisë janë që skafi I tyre ishte pjesë e grupit që po trafikonte drogën drejt Turqisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco