Hiqej si drejtor i Tatimeve, gjobiste lokalet në Tiranë

Hiqej si drejtor i Tatimeve, gjobiste lokalet në Tiranë

12:36, 14/09/2019
A+ Aa A-

Një shtetas që e hiqte veten si drejtori i Tatimeve, ka rënë në prangat e policisë, pasi u vendoste gjobë bizneseve, kryesisht lokaleve.

Ai shkonte në lokalet e Tiranës dhe prezantohej si i tillë, duke pasur përfitime.

Denoncimi ka ardhur nga pronari i një picerie në Tiranë, që ishte  mashtruar në formën e ryshfetit nën dorë drejtorit 100 mijë lekë.

Nga verifikimi rezultoi se në fakt lekët nuk i ishin dhënë drejtorit të tatimeve, por dikujt që prezantohej si ai.

I ndaluari është shtetasi I.D, 40-vjeç, i cili rezulton të ketë mashtruar një pronar picerie në rrugën ‘Mihal Grameno’.

I mashtruari quhet Detor Sefa dhe i është drejtuar policisë menjëherë sapo ka kuptuar se në picerinë e tij kishte qenë një mashtrues dhe jo drejtori i tatimeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco