FOTO/ Merr zjarr Fuoristrada në afërsi të Lushnjës, shoferi dhe pasagjeri ia mbathin në kohë

FOTO/ Merr zjarr Fuoristrada në afërsi të Lushnjës, shoferi dhe pasagjeri ia mbathin në kohë

09:04, 13/09/2019
A+ Aa A-

Një “Fuoristrade” është djegur plotësisht në afërsi të rrethrrotullimit të Grabianit në autostradën Rrogozhinë - Lushnjë.  Në makinë ka qënë vetëm shoferi  dhe një pasagjer nga Fieri.  Prej nje defekti në motor, makina ka shpërthyer në flakë.

Sipas Policisë, nuk është lënduar askush pasi drejtuesi e ka ndalur në anë të autostradës dhe është larguar para se makina të shpërthejë dhe të digjet plotësisht.

Janë thirrur forcat e zjarrfikëses, të cilët kanë shuar flakët por nga mjeti nuk ka mbetur asgjë.

Prej mbrëmjes së djeshme, makina nuk është larguar nga vendngjarja, duke përbërë rrezik për automjetet e shumta që përdorin këtë autostradë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco