Gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar/ Ja çfarë thotë Policia

Gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar/ Ja çfarë thotë Policia

22:55, 23/07/2019

Biznesmeni nga Kosova, Fehmi Gashi është është gjetur pa shenja jete nga familjarët në banesën e tij në orët e paradites. 42-vjeçari është i njohur për butikun “Charlie”.

Vdekjen e Gashit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas saj, akti ka ndodhur rreth orës 10:50 në lagjen Dardania. Vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen detaje lidhur me këtë ngjarje.

“Me datë 23.07.2019 rreth ores 10:50h, Prishtine (L.Dardania) në banesen e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë në vendin e ngjarjes kanë dale njësite e nevojshme policore. Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco