Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shpërthen bombola e gazit në Selenicë, dy të plagosur në një familje

Shpërthen bombola e gazit në Selenicë, dy të plagosur në një familje

07:55, 17/07/2019
A+ Aa A-

Një bombol gazi ka shpërthyer në një familje në Selenicë të Vlorës, duke lënë të plagosur familjarët. Një burrë 49 vjeç, Rexhep Selimi dhe një grua 42 vjeçe Mimoza Selimi janë lënduar nga goditja.  Gruaja ka pasur lëndime të shumta ndaj ajo do të niset menjëherë drejt Tiranës.  Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të këtij mëngjesi.

Policia njoftoi se më datë 17.07.2019, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera. Grupi hetimor po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco