Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Detaje të reja/ Shpërthimi në ish-bllok, policia: 4 të plagosur

Detaje të reja/ Shpërthimi në ish-bllok, policia: 4 të plagosur

14:18, 15/07/2019
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me shpërthimin e ndodhur në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Me një njoftim paraprak policia thotë se shpërthimi ka ndodhur në një dyqan eventesh, ku ndodheshin dy bombola me gaz që përdorej për mbushjen e tullumbaceve.

Nga shpërthimi janë 4 të plagosur.

Policia e Tiranës/ Informacion Paraprak

Rreth orës 13:15  në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P., dhe A. P.,  E. N., dhe D. S., të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco