Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Arrestimi i policëve të akuzuar për trafiqe/ Çfarë ndodhi me efektivët në Sarandë

Arrestimi i policëve të akuzuar për trafiqe/ Çfarë ndodhi me efektivët në Sarandë

21:06, 06/06/2019
A+ Aa A-

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, SHÇBA ka arrestuar sot 4 policë kufitarë të Qafë-Botës. Ndaj tyre Prokuroria kishte lëshuar urdhër-arreste.

Pas kësaj, janë marrë masa për së paku dy policë.

Policët A.P dhe A.H janë pezulluar nga detyra. Ata akuzohen zyrtarisht për trafik mjetesh motorike.

Nga operacioni i sotëm, janë shoqëruar 24 persona në të gjithë Republikën. Arrestimi i katër policëve është bërë sot në Sarandë, ndërsa ata më pas janë dërguar drejt Tiranës.

Policia e Sarandës ka shoqëruar këtë të enjte katër punonjës të Policisë Kufitare në komisariat.

Sipas “BalkanWeb”, efektivët e ndalur janë kontrollorë të pikës së kalimit në Qafë-Botë. Shoqërimi i tyre është bërë nga Shërbimi i Çështjes së Brendshme dhe Ankesave (SHCBA)

Katër policët dyshohen të përfshirë në falsifikime dokumentesh për kalim ilegal të shtetasve dhe automjeteve të ndryshme nga pika e kalimit kufitar Qafë-Botë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco