Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Kishin humbur kontaktet, ja si u gjetën sot 3 turistët anglezë në malësinë e Thethit

Kishin humbur kontaktet, ja si u gjetën sot 3 turistët anglezë në malësinë e Thethit

18:55, 20/05/2019
A+ Aa A-

Tre turistë anglezë humbën rrugën një ditë më parë në zonën turistike të Thethit duke humbur edhe kontaktet.

Por për fat të mirë turistët anglezë janë gjetur ditën e sotme falë ndihmës së banorëve të zonës dhe Policisë së Shkodrës

Kërkimet kanë zgjatur pothuaj gjatë gjithë ditës deri sa u bë e mundur rënia në gjurmët e turistëve të cilët tashmë ndodhen të akomoduar në një nga bujtinat e zonës.

Njoftimi i policisë:

Policia  e Shkodrës dhe banorët e zonës u vijnë në ndihmë turistëve anglezë në zonat turistike malore të Thethit. Tre turistë anglezë, të cilët ishin duke eksploruar zonat turistike malore të Thethit, mbrëmjen e djeshme kanë humbur komunikimin mes tyre në zonën e quajtur Qafë Thore dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco