Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Vrasja e Devi Kasmit, pa ekzekutuesin, lirohet pas 18 muajsh miku i tij Mario Meshini

Vrasja e Devi Kasmit, pa ekzekutuesin, lirohet pas 18 muajsh miku i tij Mario Meshini

19:06, 16/05/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë sot shtetasin Mario Meshini, i arrestuar në muajin janar të vitit 2017 për vrasjen e shtetasit Devi Kasmi, pranë QSUT-së në Tiranë.

Mario Meshini, që ishte edhe miku i viktimës, u arrestua menjëherë pas vrasjes si i dyshuar si bashkëpunëtor me autorët.  

25-vjeçari nuk e mohoi asnjëherë miqësinë me Devi Kasmin, por ka mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen në vrasje.  

Ndërkohë që prokuroria kishte dyshimet e saj se Meshini ishte personi nxorri në pritë viktimën.

Në dëshminë e tij, Meshini ka pohuar se ka qenë i pranishëm në momentin që është vrarë Kasmi, madje, autori, për të cilin ai bëri edhe një përshkrim që rezultoi i saktë, i ka drejtuar edhe atij armën, por nuk e ka qëlluar.

Aktualisht për vrasjen e Devi Kasmit po mbahet në burg një shtetas grek që dyshohet si vrasës me pagesë ndërsa organizator është personi i shpallur në kërkim Altin Aurel Hoxhallari.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco