Si i shpëtoi atentatit 33-vjeçari në Vlorë/ Policia jep detaje: Nuk e kapën plumbat

Si i shpëtoi atentatit 33-vjeçari në Vlorë/ Policia jep detaje: Nuk e kapën plumbat

20:06, 12/05/2019
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Novoselë të Vlorë, ku është qëlluar plot 19 herë drejt një automjeti. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në  aksin Vlorë-Fier.

Drejt automjetit tip golf është qëlluar nga një tjetër mjet, ndërsa i plagosur ka mbetur 33-vjeçari i identifikuar si Romario Aliraj, i cili ishte drejtuesi i mjetit tip “golft”

Ai ka marrë vetëm disa plagë të lehta, pas aksidentimit të makinës pas të shtënave, ndërsa pas marrjes së kujdesit mjeksor, ai po merret në pyetje nga policia.

Të shtënat me armë në Vlorë vijnë vetëm dy ditë pas atentatit në Lungomare ndaj Inez Hajrullës.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/ Në vendin e quajtur "Ura e Mifolit" Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta.

Nuk ka të lënduar me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco