Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Grabitja e miliona eurove në Rinas, ja format e reja që testohen për ti çuar jashtë

Grabitja e miliona eurove në Rinas, ja format e reja që testohen për ti çuar jashtë

18:39, 24/04/2019
A+ Aa A-

Që nga ngjarja e 9 prillit ku në Rinas u grabitën 6.5 milion euro, bankat shqiptare nuk kanë transferuar më para nëpërmjet aeroportit për në drejtim të bankave të huaja.

Transfertat e bankave të nivelit të dytë kanë mbetur të bllokuara dhe kjo është kthyer në shqetësim për vetë këto banka.

Silvio Pedrazzi, Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, thotë se janë në bisedime intensive për të gjetur një zgjidhje para nisjes së sezonit turistik, ku ka një fluks të lartë të emigrantëve që sjellin para, dhe që duhet transportuar në sasi të mëdha.

“Kur kompania na njoftoi se nuk do të bënte më transferta na zuri në befasi.Për momentin transferimi i parave është i ndërprerë. Mundësia e vetme teknike është që të transportojmë me automjete drejt Kosovës ose Greqisë. E vetmja gjë që mund të bëhet është të merren masat e duhura që të garantojnë sigurinë në mënyrë që linjat të rikthejnë transportin e parave.Tashmë jemi në diskutime intensive por duhet të kuptojmë që ato bëjnë transport njërëzish dhe atë kanë përparësi duhet të ndjehen shumë të sigurt për të vijuar me transportin e parave. Shpresojmë të gjejmë një zgjidhje para verës.”

Pedrazzi ka folur edhe përdrorimin e GPS dhe bojës ngjyruese te paratë, ku pranoi se bankat nuk i përdorin por sipas tij  kjo nuk e zgjidh problemin.

Ndërkohë që po testohen masa të reja sigurie për të ndaluar përsëritjen e grabitjes së Rinasit.

Një prej këtyre masave është dhe vendosja e efektivëve të policisë në monitorimin e kamerave të sigurisë.

Arsyeja përse Bankat e Nivelit të Dytë transferojnë para shqiptare në bankat e huaja lidhet me faktin se në vend ka likujditet me shumicë, ndërkohë që tregu shqiptar është shumë i vogël për t’i përthithur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco