Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arrestohen dhjetra shqiptarë në tre operacione, transportonin miliona euro kokainë dhe heroinë nga Lindja

Arrestohen dhjetra shqiptarë në tre operacione, transportonin miliona euro kokainë dhe heroinë nga Lindja

18:07, 24/04/2019
A+ Aa A-

Një bandë shqiptarësh e cila merrej me shpërndarjen e lëndëve të forta narkotike, është goditur ditën e djeshme në tri operacione të ndryshme policore në rajonin e Atikës në Greqi.

Lajmi është bërë i ditur nga Sektori Kundërtrafikut të Drogës së Drejtorisë Policore të Atikës

Në operacionin e parë, Policia e Atikës ka shpartalluar një bandë ndërkombëtare e cila importonte heroinë të pastër nga Irani e cila më pas përpunohej në Greqi.

Po kështu kjo bandë bënte edhe importin e kanabisit dhe  kokainës të cilët më pas e shpërndante në tregun vendas.

Zonat që janë krehur nga Policia janë rreth Athinës qendrore si Ilion, Zofria, Kipseli, Dhafni dhe Sepolia, ku u ndaluan edhe 5 shqiptarë të moshave 28,31,31,35 dhe 53 vjeç.

Sipas policisë greke, kokat e këtij grupi janë dy shqiptarë të cilët e drejtonin shpërndarjen nga burgu.

Të ardhurat nga droga mendohet të kapnin vlerën e 1 milion euro

Gjatë operacionit policor u zbuluan depot, 2 laboratorë me të gjitha pajisjet si dhe u sekuestruan 44 kg e 475 gr heroinë, 10 kg e 800 gr pluhur për bastardimin e lëndëve narkotike, pistoletë, automjete, motora, celularë.

Në operacionin e dytë të policisë, po në Atika, ditën e djeshme në Elefsina, u arrestua një shqiptar.

Atij u kap në flagrancë 75 kg dhe 100 gr kanabis të papërpunuar.

Po në vijim të këtij operacioni, u arrestua edhe një shqiptar 37 vjeç, në shtëpinë e të cilit u gjendën 732 kg dhe 660 gr kanabis e papërpunuar, si dhe në një tjetër depo u sekuestruan 7 kg dhe 435 gr kokainë dhe 10 kg kanabis, bashkë me 3 peshore dhe 6 celularë dhe 540 euro nga tregtia e drogës.

Sipas Policisë greke vlera e drogës së kapur në operacionin e dytë mendohet të tejkalojë1 milion eurot.

Po në një tjetër operacion ditën e djeshme në zonën e Pireut. Policia arrestoi 13 anëtarë të një bande kriminale, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Ata akuzohen po ashtu për trafik lëndësh narkotike në tregun vendas.

Arrestimet janë kryen në zonat e Pireas, Nikea, Koridhalo, Keracini dhe Korinth.

Edhe këtu u ndaluan me numër i madh shqiptarësh

Gjithsej, u sekuestruan 10 kg e 657 gr kanabis, 84 gr kokainë dhe 51 fidanë ujorë kanabis, bomba dore si dhe peshore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco