Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kush është Imami që akuzohet për grabitjen në Rinas,-Emri

Kush është Imami që akuzohet për grabitjen në Rinas,-Emri

21:29, 22/04/2019
A+ Aa A-

Midis katër të arrestuarve të djeshëm si bashkëpunëtorë për grabitjen e ndodhur në Rinas më 9 prill është është edhe Oltion Veseli.

Veseli nuk është një personazh i njohur për Policinë.

Ai ka qenë disa vite më parë imam në xhaminë e Krujës, ndërsa vëllai i tij ka në menaxhim një Piceri në qytetin e Fushë-Krujës, të quajtur ‘Pizzeri Kupa Hallall”.

Pas kësaj picerie dyshohet se fshihet si administrator Dash Kupa, një tjetër personazh i përfshirë të paktën në grabitjet e mëparshme.

Ndërkohë që në mes të të ndaluarve të Policisë janë edhe shtetasit Alkond Bengasi 34 vjeç nga Elbasani kushëri nga nëna i Klement Çalës, Saimir Çela 28 vjeç nga Kajani i Elbasanit dhe Renaldo Sula po nga Elbasani, ndërsa në kërkim janë edhe 8 persona të tjerë midis tyre edhe Klement Çela që dyshohet si një nga grabitësit kryesorë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco