Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Nis fuqishëm fushata e kanabizimit të vendit, 8 mijë kubikë me farë hashashi u gjetën në Laç

Nis fuqishëm fushata e kanabizimit të vendit, 8 mijë kubikë me farë hashashi u gjetën në Laç

16:44, 02/04/2019
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka bërë të mundur sekuestrimin e e 8 mijë kubikëve me fara në fshatin Godull Adriatik në Kurbin, të cilat ishin gati për tu mbjellë.

Gjatë operacionit të koduar ‘Godull 2019”, u arrestuan 5 persona ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike”,- njoftoi sot policia e Shtetit.

Arrestimet - Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras

- K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë

- K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras

- Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë

- V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin

Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona që po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Sekuestrimi - Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa

- 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë

- 2 armë zjarri "pistoleta"

- 1 armë zjarri automatik

- 1 armë gjahu "shotgun"

-  680 fishekë , dylbi e thikë

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim",  "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike",  "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco