Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shqipëria nën pushtetin e zjarreve, nga Kukësi, Mati e deri në Devoll

Shqipëria nën pushtetin e zjarreve, nga Kukësi, Mati e deri në Devoll

15:36, 31/03/2019
A+ Aa A-

Një zjarr ka rënë në fshatin Tej-Drinë të Kukësit në njësinë administrative të Ujimishtit. Në vendngjarje kanë shkuar 20 punonjës të forcave zjarrfikëse të Kukësit të cilët po punojnë për shuarjen e tij. Terreni malor vështirëson dhe ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ndërkohë që ndërhyrja është bërë me pompa uji.

Si pasojë e këtij zjarri nuk rrëzikohen banesa.

Ky nuk është rasti i vetëm i zjarreve në këtë qark gjatë kohëve të fundit.

Sipas prefekturës të gjithë këto zjarre kanë qenë të qëllimshëm.

Zjarr në zonën e Bradvicës në Devoll.

Përhapja e flakëve është favorizuar nga era ndërkohë që për shkak të tërrenit, zjarrëfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë.

Ndërkohë në Mat, mbi 300 ha shkurre janë djegur dhe situate po vijon të jetë e vështirë.

Gjithë ky intensitet zjarresh në mbarë vendin, dyshohet se është i qëllimtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Think tank31/03/2019 20:04

Nëse zjarret vazhdojnë siç kanë filluar kaq heret, i bie që deri në vjeshtë, Shqipëria të digjet plotësisht dhe të ruhet hiri si kujtim për të treguar se për ata që kanë mall dhe e deshën Shqipërinë, mund të çmalleni me hirin e saj. E kam fjalën për diasporën.

Shto koment

Denonco