Skandali/ Pezullohen vetëm për 6-muaj nga puna 12 gardianët, që vranë Ilia Karelin në burg

Skandali/ Pezullohen vetëm për 6-muaj nga puna 12 gardianët, që vranë Ilia Karelin në burg

13:45, 04/03/2019
A+ Aa A-

Dy ditë pas vrasjes së shqiptarit kisha theksuar se asnjë nga këta gardianë nuk do të dënohet, shprehet gazetari Shpëtim Zinxhiria nga Athina. “pasi shteti nuk dënon shtetin”. Kështu ndodhi në fakt edhe këtë radhe drejtësia greke nuk dënoi asnjë, ashtu siç nuk ka dënuar asnjë vendas për vrasjen e 190 shqiptarve ne Greqi.

Pesë vite pas vrasjes, Këshilli Disiplinor i Ministrisë së Drejtësisë vendosi shkarkimin përfundimtar të 12 gardineve të përfshirë në torturë, duke rezultuar në lëndime të rënda fizike të burgosurit Ilia Kareli( Kudret Kume) në Burgun e Nigrita në mars 2014.

Dy gardianë të tjerë u liruan si gjithnjë në të tilla raste nga gjykata penale, midis tyre drejtori i atëhershëm i burgut, i cili kishte qenë në një festë publike dhe u kthye në Shërbimin e Burgut si një punonjës i thjeshtë.

Sa për kujtesë, më 13 tetor te 2016 , Gjykata e Selanikut vendosi nga pesë deri në 7 vjet burgim për 12 gardianët, të cilët u shpallën fajtorë për vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli, i cili la frymën e fundit në burgu Nigrita në mars të vitit 2014. Përfundimisht, gjykata vendosi t'i dënonte ata si fajtorë për tortura në lidhje me lëndimet e rënda fizike të shkaktuara ndaj viktimës.

Por... Dje, Trupi Disiplinor gjithashtu vendosi të pezullojë përkohësisht 6 muaj gardianët vrasës, të cilët ishin përfshirë në vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco