DETAJE/ Shpërthimi në Gjirokastër Bombë me telekomandë, pista kryesore hakmarrja….

DETAJE/ Shpërthimi në Gjirokastër Bombë me telekomandë, pista kryesore hakmarrja….

11:14, 26/02/2019
A+ Aa A-

Nje shpërthim eksplozivi ndodhi gjatë ditës së djeshme. Një sasi tritoli i shpërtheu në duar 27-vjeçarit Vitjon Lluka, në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës. Burimë bëjnë me dije se shpërthimi ka qenë me telekomandë, nga një distancë e konsiderueshme.

Sipas të njëjtave burime bomba ka qenë artizanale ku në përbërje të saj ka pasur: gozhdë, bullona, xhama nitrati, si dhe një substancë tjetër kimike që ka krijuar shpërthimin. Lluka është dëmtuar në anën e majtë të fytyrës ndërsa tashmë është jashtë rrezikut për jetën, në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Mendohet se kjo ngjarje vjen si hakmarrje e një vrasjeje që ka ndodhur më 23 mars të 2016 në Kthesën e fshatit “Andon Poci” ku autor ka qenë Enrik Lluka vëllai i Vitjon Llukës të plagosur rëndë ditën e sotme.

Enrik Lluka në 23 mars 2016, ka qëlluar me armë zjarri ndaj këshëririt të dytë Dorian Llukës i cili ngeli i pajetë dhe Birbil Llukës që ngeli i lënduar si pasojë e dy plumbave. Enrik Lluka nuk është arrestuar ende nga policia.

Ndërkohë që familjarët kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë presion mbi ta kohët e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco