VIDEO/ Vrasja në Sharrë, detaje të reja për viktimën. Pamje nga vendngjarja

VIDEO/ Vrasja në Sharrë, detaje të reja për viktimën. Pamje nga vendngjarja

11:19, 14/02/2019
A+ Aa A-

Detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares Lirie Xhepa sot në Tiranë.

Mesohet se viktima kishte katër djem.

Dy prej tyre jetojnë në emigrim, ndëkorhë që njërin e ka në burg këtu në Shqipëri dhe jetonte me njerin prej tyre në shtëpi.

 Burri i saj ka vdekur kohë më parë.

Sipas burimeve policore në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.

Lirie Xhepa u gjet e pajetë pranë liqenit të Sharrës në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dyshohet se Gjeta është vrarë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, dhe më pas është hedhur pranë një ferre në afërsi të liqenit.

Burime bëjnë me dije se në trupin e saj janë parë dhe tre plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Informacion paraprak i policisë

Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco