DETAJE/ Shqiptari në burgun e Athinës u qëllua me thikë në qafë dhe kokë

DETAJE/ Shqiptari në burgun e Athinës u qëllua me thikë në qafë dhe kokë

10:01, 15/01/2019
A+ Aa A-

Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e shqiptarit Albert Bako në burgun e Koridallosit në Athinë.

Protothema shkruan se viktima u qëllua me një thikë të improvizuar nga të burgosur të tjerë, që sipas gazetës greke kanë qenë shqiptarë.

Burimet thanë se pothuajse të gjitha goditjet ishin në qafë dhe në kokë, duke lënë pak hapësirë për dyshim se autorët kishin për qëllim vetëm plagosjen e tij.

Po ashtu është duke u zbuluar raporti i vetë stafit të burgut, i cili ditën e djeshme doli me një deklaratë.

"Ne jemi të pikëlluar dhe ne shprehim frikën tonë për vrasjen e turpshme të burgosurit shqiptar i cili u masakrua si qengj, në objektin e paraburgimit në Korydallos 1"

Në deklaratë po ashtu ngrihen pikëpyetje se "pse burgu ishte i hapur në 12:45, ndërkohë që duhej të ishte mbyllur që në orën 12:00? ".

Po ashtu në qelinë e vrasësit u gjetën mbi 300 euro dhe thika artizanale duke hedhur dyshime lidhur me sigurinë në burgje.

Shqiptari Bako, i cili u vra dje akuzohej si bashkëpunëtor në vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos, tentativën e vrasjes së avokatit Giorgos Antonopoulos dhe hapjen e zjarrit në nëntor të 2014 në një lokal, ku u plagosën 14 persona.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Emigranti15/01/2019 11:59

    Ku eshte shteti shqiptare ,ku eshte presidenti ,ku eshte kryeministri,ku eshte ministri I jashtem , ku eshte ministri I diaspores ,ku eshte opozita ,ku eshte shoqeria civile ,ku jane ato qe mbrojne te drejtat e shqiptareve ,ku jane intelektualet ,ku jane gazetaret ,ku jane shqiptaret e verteta ,ku ,ku,ku po vdesin per dite shqiptaret dhe askush nuk mban pergjegjesI, a keni ndjenja njerzore I njerez ,a keni dhembshuri o njerez .A kuptoni.Ndjenjat dhe e kuptuara dallojne njeriun nga kafshe.Neser ose pasneser o njerez kur te clirohet ky vende duhet te dale dikush dhe te akuzojne dhe te dencoje me kallezim penale te gjithe ato qe kane pergjegjesi te cilet ua jep kushtetuta per MBROJTJEN e te drejtave te njerzve sipas komventave nderkombetare te te drejtave te njeriut.Denoncim do fillohet qe nga presidenti ,kryeministri ministri dhe te gjithe me rradhe deri tek ato qe kane pergjegjesi me pak.ME veprimet dhe mosveprimet e tyre kane pergjegjesi per vrasjet e shqiptareve kudo qe ato kane ndodhur.Nqs nuk e marrin persiper denoncimin ato qe e kane per detyre atehere me bie ne pergjegjesia ta denencojme te gjithe kreret e shtetit dhe te opozites nqs nuk reagojne .

    Shto koment

    Denonco