Shtabi i Përgjithshëm i FA reagon për vjedhjen e armëve në bazën e Pashalimanit

Shtabi i Përgjithshëm i FA reagon për vjedhjen e armëve në bazën e Pashalimanit

18:42, 11/01/2019
A+ Aa A-

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura (FA) ka regjur sot për vjedhjen e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Sipas FA, mësohet se që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

Nga ana tetër, Policia Ushtarake referoi dokumentet për ndjekje penale në Prokurime e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave.

Duke  konsideruar rast sporadik, FA saktëson se, hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi.

Deklarata e plotë

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku është dëmtuar një depo armatimi.

Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

Policia Ushtarake referoi dokumentet për ndjekje penale në Prokurime e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.

Theksojmë edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco