Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Reshjet e dëborës, bllokohet edhe Mirdita

VIDEO/ Reshjet e dëborës, bllokohet edhe Mirdita

14:44, 10/01/2019
A+ Aa A-

Situatë tejet e rënduar në Bashkinë e Mirditës.

Dhjetëra fshatra janë izoluar, ndërsa Shtabi i Emergjencave ende nuk është vënë në veprim.

Rruga e Kombit është paralizuar.

Pushteti vendor dhe ai qëndror janë inekzistent. Bora pastrohet nga vetë banorët e fshatit me ekskavatorë privatë pasi borëpastrueset mungojnë. Asnje ndihme nga Shtabi i Emergjencave për  zonat e bllokuara dhe nuk ka ende asnjë njoftim për mbledhje.

Deputetja e qarkut të Lezhës Lindita Metaliaj e cila ka parë nga afër situatën thotë se gjendja është përkeqësuar për shkak të papërgjegjshmërisë së pushtetit lokal dhe qëndror ku fondet për emergjencat vidhen, paratë e taksapaguesve shqiptarë shpërdorohen dhe qytetarët lihen në mëshire të fatit.

Askush deri më tani nuk ka ndihmuar qindra familje të bllokuara ne zonat rurale,te cilat jane nen pushtetin e bores, ngricës dhe temperaturave nen zero.

Mesimi eshte nderprere ne te gjitha shkollat e Mirdites.

Reshjet e dendura të dëborës kanë izoluar totalisht fshatrat në Mirditë, Selitë, Kacinar, Fan, Orosh dhe qytetet Rrëshen, Rubik dhe Reps.

Bashkia dhe firmat kontraktore per mirembajtjen e rruges nuk kanë ndërhyrë ende në zhbllokimin e rrugëve.

Deputeti Andon Frrokaj thekson se në rrugët e bllokuara nuk është shtruar kripë ndërsa mjetet borëpastruese nuk janë në funksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco