Masakra me 3 të vrarë në Elbasan, ja fotoja dhe e kaluara kriminale e një prej viktimave

Masakra me 3 të vrarë në Elbasan, ja fotoja dhe e kaluara kriminale e një prej viktimave

23:36, 29/12/2018
A+ Aa A-

Për sa i përket masakrës së sotme në Elbasan, mësohet se Endrit Alibeaj është arrestuar me herët në Itali gjatë një operacioni antidroge, asokohe ishte 29 vjeç.

Alibeaj është i njohur në qytetin e Elbasanit dhe me precedent për trafik lëndësh narkotike.

Endrit Alibej, është arrestuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Ai u arrestua në vitin 2013, bashkë me të vëllanë e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.

Ngjarja ndodhi sonte në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një  mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Nga ngjarja e sotme e ndodhur në Bradashesh të Elbasanit, ka humbur jetën shtetasi Endrit Alibeaj, 34 vjeç dhe Arben Dylgjeri 54 vjeç. Burime bëjnë të ditur se personi i tretë që ka humbur jetën është shtetas me origjinë turke me inicialet E. K.

Dyshohet se ngjarja ka lidhet me larje hesapesh mes bandave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco