Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Ja si përfundoi makina në humnerë, identifikohet viktima

FOTO/ Ja si përfundoi makina në humnerë, identifikohet viktima

20:19, 17/12/2018
A+ Aa A-

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur sot në Shkopet, ku një makinë përfundoi në humnerë dhe humbi jetën drejtuesi i saj.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se aksidenti ndodhi sot, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel – Skuraj, në dalje të tunelit të Shkopetit. Mjeti tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi Kol Bruka 50 vjeç, banues në Ulëz, ka dalë nga rruga duke rënë në greminë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në mjet.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel – Skuraj , në dalje të tunelit të Shkopetit, mjeti tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi K. B. 50 vjeç, banues në Ulëz, ka dalë nga rruga duke rënë në greminë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në mjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco