Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Grabitja e parave në Durrës, arrestohen dy punonjës të sigurisë

Grabitja e parave në Durrës, arrestohen dy punonjës të sigurisë

10:07, 15/12/2018
A+ Aa A-

Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në Durrës. Ndërkohë gjatë ditës së sotme polikcia ka arrestuar dy punonjësit e shoqërisë  së sigurimit privat e cila transportoi paratë e e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë që u grabit dje në Durrës.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•F.S. 46 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private ;

• A.Gj. 55 vjeç, banues në Durrës,  punonjës në shoqëri sigurimi private.

Shtetasit e mësipërm janë arrestuar pasi dyshohet të kenë konsumuar veprën penale"Shpërdorimi i  detyrës" ku ditën e djeshme, në lagjen nr.14 Shkozet dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjetit (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.

Vijon puna për kapjen e autorëve  të dyshuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco