Shqiptari që vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, presion për ta mbuluar me hixhab bashkë me vajzën

Shqiptari që vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, presion për ta mbuluar me hixhab bashkë me vajzën

08:16, 14/12/2018

Shqiptari i Kosovës nga Westerkappeln, Gjermani,  akuzohet se ka ekzekutuar gruan e tij 30 vjeçe në rrugë të hapur, me një të shtënë në kokë, para katër fëmijëve të tyre të përbashkët, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Para së gjithash, në ditën e tretë të gjykimit motra e së vdekurës e ka përshkruar procesin e radikalizimit të 38-vjeçarit. Ajo personalisht ishte goditur nga një plumb gjatë përleshjes për kujdestari të fëmijëve, më 28 maj.

Ish-partneren e tij, vrasësi i dyshuar e kishte përshkruar më parë si një “kurvë”, pasi “ajo ishte mbuluar me shami”, ka thënë 32-vjeçarja. Katër muaj më parë. Motra e saj ishte ndarë nga ish-bashkëshorti.

Në ditën e vdekjes së saj, Gjykata rajonale e Tecklenburgut ia kishte dhënë kujdestarinë për katër fëmijët të moshës në mes tre dhe shtatë vjeç.

“Ajo donte të jetonte e lirë, të zbukurohej, të punonte, ashtu si edhe gratë e tjera”, thotë motra e saj në rolin e dëshmitares, informon albinfo.ch.

Por, burri i saj e ndaloi, “pasi nuk ishte islamike”. Familja e saj, gjithashtu me rrënjë kosovare, përbëhet nga myslimanë të moderuar.

Gjatë dy vjetëve para se të ndodhte krimi i 28 majit, qëndrimi radikal i kosovarit ishte intensifikuar, i ka shpjeguar motra trupit gjykues: Ai e detyroi ta vendosë shaminë në kokë. Edhe vajza më e re është dashur ta mbajë hixhabin. Nëna nuk u lejua të vallëzonte apo të fliste e vetme me persona që nuk ishin të afërm të gjakut.

38-vjeçari i kishte vizituar vazhdimisht xhamitë, ku predikonin radikalistë, por dyshohet edhe se ka udhëtuar në Mekë. Për këtë arsye, ai shpenzoi shumë të holla, edhe pse familja e tij jetonte me ndihma sociale dhe asnjëherë nuk kishte bërë pushime, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të “Salzgitter Zeitung”, ai vizitoi një xhami në Ibbenbüren, e cila është duke u vëzhguar nga forcat e sigurisë. Ai gjithashtu ndryshoi emrin e tij: I vjetri nuk tingëllonte aq islamik.

Çuditërisht, motra e dytë e së vdekurës para trupit gjykues paraqiti një fotografi nga banesa e të pandehurit. Në të shihet vajzën e tij e vogël para flamurit të zi të “Shtetit Islamik”. Me gisht tregues të ngritur që në këtë kontekst do të thotë një përshëndetje e islamistëve radikalë. Problemet duhet të kishin përshkallëzuar në momentin që gruaja e tij ia gjeti flamurin. Babai i viktimës kishte pohuar se 38-vjeçari disa herë kishte thënë se fëmijët duhet të rriten në Siri. Ndërsa motra konfirmoi se në një moment ai kishte thënë: “Sa e madhe është Lufta e Shenjtë”, njofton albinfo.ch.

Përveç kësaj, 38-vjeçari dyshohet se ishte bërë gjithnjë e më agresiv ndaj katër fëmijëve të tij. Mbi të gjitha, ai e kishte rrahur djalin e tij më të ri. Sjellja e vrasësit si duket ka çuar në konflikt të marrëdhënieve bashkëshortore. Ai zgjati deri në ndarjen e tyre. “Ky është njeriu që kam zgjedhur. Kjo mund të jetë ndoshta vetëm një fazë”, kishte deklaruar viktima.

Përkundër kërcënimeve masive: “Në qoftë se unë nuk mund t`i kem fëmijët, atëherë edhe ti jo”, ka shpjeguar motra fjalët e cituara të viktimës që bashkëshorti ia kishte dërguar me e-mail. Ai shkoi aq larg sa ta paralajmërojë: “Nëse ndahesh, unë do ta shuaj familjen”.

Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 20 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco