VIDEO/ Shihni si e presin kolegët, policin shqiptar që u plagos në Nju Jork

VIDEO/ Shihni si e presin kolegët, policin shqiptar që u plagos në Nju Jork

07:15, 14/12/2018
A+ Aa A-

Amir Pali, i cili punon si polic në Nju Jork ishte plagosur gjatë një aksioni policor të shtunën mbrëma. Lëndimi i tij ishte i rëndë, megjithatë, pas ndërhyrjes së mjekëve në spitalin e Nju Jorkut gjendja e tij shëndetësore u stabilizua.

Pasi është lëshuar nga spitali ku ishte trajtuar, ai është pritur si hero nga kolegët e tij në Nju Jork, që për asnjë moment nuk i ndalën duartrokitjet derisa po hipte në makinë dhe po dërgohej në shtëpi, transmeton albinfo.ch.

Sipas mediave amerikane, ai ishte plagosur në bark, derisa së bashku me kolegun e tij po ndiqnin një person të dyshuar.

Departamenti i policisë së Nju Jorkut ka publikuar këtë moment prekës në profilin e tyre zyrtar në Facebook, ku përveç kolegëve që e pritën me duartrokitje aty kishte edhe qytetarë e familjarë.

26-vjeçari dukej shumë i gëzuar që i ka shpëtuar më të keqes, ku përkrah kishte gruan dhe prindërit, ndërsa për profesionalizmin e treguar edhe falënderuar nga policia e Nju Jorkut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco