Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Kapet hajduti në Shkoder, rrjeti hutohet me emrin e tij…detaje

Kapet hajduti në Shkoder, rrjeti hutohet me emrin e tij…detaje

13:03, 30/11/2018
A+ Aa A-

Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në Qarkun Shkodër për të cilat është arrestuar një 27-vjeçar. 

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin Malësi e Madhe u ndalua shtetasi në kërkim:

Në pranga ra shtetasi Mentadent Veinca, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe. 

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdher ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes” pasi ka kryer disa vjedhje dhe konkretisht;

-Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin  në pronësi të shtetasit Gj. Q.

-Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin  në pronësi të shtetases F. Xh.

-Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj.  mjetin  dhe një bageti të trashë (Lopë).

Sipas shumë mediave, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje në këtë rast është emri i veçantë i të arrestuarit, Mentadent, i njejtë me markën e njohur holandeze të pastës së dhëmbëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco