Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kapen në Tiranë 20 mijë euro të falsifikuara, ja kush ishte ‘pasaniku’

Kapen në Tiranë 20 mijë euro të falsifikuara, ja kush ishte ‘pasaniku’

10:51, 28/11/2018
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar në Tiranë, një burrë me 20 mijë euro të falsifikuara. Burri i moshës 37 vjeç me iniciale g.Xh., ishte nga Kavaja. Ai kishte saktësisht 20 500 euro. Policia ka nisur hetimet për burimin e këtyre parave dhe lidhjet kriminale të  37-vjeçarit.

Policia njoftoi se kreu një operacion të koduar “500” në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në rrugën “Sadik Petrela” u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky shtetas po lëvizte.

Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco